• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti para KS-së së OKB-së: Nuk kam asgjë kundër serbëve, do t'i informoj më mirë për ndalimin e përdorimit të dinarëve

Kurti para KS-së së OKB-së: Nuk kam asgjë kundër serbëve, do t'i informoj më mirë për ndalimin e përdorimit të dinarëve

Nju-Jork, 9 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë në Këshillit e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork deklaroi se nuk ka asgjë kundër serbëve dhe se do të përpiqet t'i informojë në detaje për vendimin që dinari të mos përdoret më si mjet për pagesë në Kosovë.

Gjatë diskutimit në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, të caktuar me kërkesë të Beogradit, Kurti tha se muajin e ardhshëm, sa është perudha e tranzicionit deri në zbatimin e vendimit për heqjen e dinarit si mjet pagese, do të ofrojë më shumë informacione dhe do të komunikojë më shumë me serbët e Kosovës për këtë çështje.

“Dinari nuk është i ndaluar në Kosovë, qytetarët serbë mund ta mbajnë dinarin, por euro është mjeti i vetëm i pagesës. Ne u kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihma sociale, grante për arsim dhe shëndetësi komunave me shumicë serbe dhe të gjitha i kanë pranuar eurot pa problem. Asnjë serb i Kosovës nuk ka thënë se nuk i pranon këto mjete sepse janë në euro. Në Mal të Zi, rreth një e katërta e popullsisë deklarohen si serb dhe kanë euron si valutë të tyre. Serbët e zakonshëm nuk e urrejnë euron”, tha Kurti.

Ai deklaroi se në muajin e ardhshëm do të "punojë" me serbët për t'i njohur ata me rregulloret e reja, sipas të cilave euro është mjeti i vetëm i pagesës në Kosovë.

“Do të flas serbisht që të më kuptojnë më mirë”. Ne, që ishim nën okupimin e Serbisë e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e mësuan gjuhën tonë. Unë do të flas serbisht, nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq serb, kam një ministër serb në qeveri, partia ime me votim të fshehtë e ka zgjedhur zëvendës Avokatin e Popullit pjesëtar i popullit serb”, tha Kurti.

Ai shtoi se beson se kriminelët janë vetëm individë dhe se komuniteti etnik nuk mund të jetë kriminel.

Kurti, duke iu drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se është kritikuar për lëvizje të njëanshme, ndërsa për ato dypalëshe, Beogradi duhet të nënshkruajë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën dy liderët ranë dakord verbalisht në shkurt të vitit 2023.

Ne kemi një marrëveshje, por për të mos e shkelur dhe për ta zbatuar plotësisht, porosis që të ndërmarrim veprime dypalëshe, ndërsa kjo do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes”, tha Kurti. ls/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR