• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Përkundër gëzimit, shkelja e rëndë e Serbisë duhet qortuar

Kurti: Përkundër gëzimit, shkelja e rëndë e Serbisë duhet qortuar

Prishtinë, 26 qershor 2023 (MIA)- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Ai ka shtuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

"Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston me një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar ai në Tuiter.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe më 14 qershor, ndërsa rasti në fjalë nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë kidnapuar në territorin e saj, derisa në Serbi e kanë mohuar këtë.

Foto: Tuiter 

QËNDRONI TË LIDHUR