• e martë, 24 dhjetor 2024

Kurti: Nuk kemi probleme me serbët, por me Serbinë

Kurti: Nuk kemi probleme me serbët, por me Serbinë

Prishtinë, 11 qershor 2024 (MIA) -  Kryeministri Albin Kurti sot ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin “që nuk u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm”.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2024, që po mbahet në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, Kurti tha se "Kosova iu ka ofruar të drejta serbëve vendas, duke mundësuar integrimin e tyre të plotë".

“Dhjetë nga 38 komuna janë me shumicë serbe, 17 për qind e anëtarëve të kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serbë. Bashkëpunojmë mirë dhe kanë ministri për komunitete. E duam integrimin e serbëve në Kosovë. Kemi 4 për qind të popullatës serbe këtu, por kemi edhe pakica të tjera që duam t’i respektojmë", tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova nuk ka problem me serbët në Serbi, por me Qeverinë e Serbisë.

“Problemi nuk është me popullin e fqinjit verior, por me Qeverinë e Serbisë. Aspak me serbët e Kosovës që po integrohen”, tha Kurti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR