• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti: Nga e enjtja, është i mundur ndërrimi i patentë shoferëve serbë me ato kosovarë

Kurti: Nga e enjtja, është i mundur ndërrimi i patentë shoferëve serbë me ato kosovarë

Prishtinë, 7 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot kumtoi se me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është i mundur ndërrimi i patentë shoferëve serbë me ata të Kosovës. Kjo mundësi do të jetë e hapur prej 9 majit dhe do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.

"Kalimi në patentë shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente", tha Kurti në video porosinë.

Siç shtoi, për atë nevojitet letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmia e pagesës së taksës, dhe origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme", tha ai. 

"Ju bëj thirrje të regjistroheni sa më parë në mënyrë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë", tha Kurti. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR