• e premte, 22 nëntor 2024

Kurti në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Kurti në trevjetorin e Qeverisë: Kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur

Prishtinë, 22 mars 2024 (MIA) -  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenarë për arritjet e Qeverisë së tij deri tash kur shënon trevjetorin e qeverisjes, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në konferencën e sotme për media së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati, ku foli për punën e tij trevjeçare si kryeministër, Kurti tha se ka pasur punësimin më të lartë ndonjëherë të të rinjve, dhe si një nga arritjet e rëndësishme të qeverisë në këtë mandat, ai përmendi se falë masave të ndërmarra nga Qeveria, në këto tre vite janë punësuar mbi 30 mijë gra.

"Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenar dhe ballëhapur. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte. Në këtë mes ka edhe formalizma të punësimit, por formalizmi i ekonomisë është përpjekje vazhdueshme e qeverive dhe kur ai ndodh është poashtu sukses i Qeverisë”, u shpreh Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se kanë reduktuar hendekun ndërmjet eksporteve dhe importeve duke i mbështetur prodhuesit vendorë dhe qarkullimi i bizneseve në vitin 2023, në vlerë prej 19.7 miliardë euro, sipas tij, ka arritur nivel rekord.

Kurti tha se ka më shumë sundim të ligjit dhe një luftë kundër korrupsionit në qeverinë e tij, por "çrrënjosja e tij varet nga gjykatat dhe prokuroria".

Për 63 për qind është rritur numri i inspektimeve të tregut, tha Kurti, duke theksuar se në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe, “paligjshmëria është zvogëluar dhe ligjshmëria po rritet”.

"Armata jonë është më e fortë dhe më e përgatitur se kurrë, sepse ka dyfishin e buxhetit", ka theksuar Kurti.

Ai tha se është i vetëdijshëm se ka pasur vështirësi, por interesi i shtetit ka qenë gjithmonë në plan të parë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR