• e diel, 22 dhjetor 2024

Kurti i bëri thirrje diasporës së Kosovës që të dalë në zgjedhjet në BE dhe të votojë për Aleancën e socialistëve dhe demokratëve

Kurti i bëri thirrje diasporës së Kosovës që të dalë në zgjedhjet në BE dhe të votojë për Aleancën e socialistëve dhe demokratëve

Prishtinë, 5 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe që kanë të drejtë vote në ato vende, të dalin sa më masivisht në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që nga 6 deri më 9 qershor do të mbahen në 27 vendet anëtare të BE-së, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes video fjalimit në Fesjbukun e tij, Kurti tha se këto zgjedhje janë "mbase më të rëndësishmet që prej zgjedhjeve të para evropiane të vitit 1979" dhe kërkoi nga diaspora e Kosovës që të votojë për kandidatët e Aleancës progresive të socialsitëve dhe demokratëve.

"Si kryeministër i Republikës së Kosovës, shpreh besimin tim se do të votoni për forcat e progresit, për ato forca që nuk janë ekstreme dhe që kanë qëndrim të qartë ndaj atyre vendeve që janë qartazi armiqësore ndaj BE-së dhe që janë kundër zgjerimit të BE-së. Si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, sigurisht që kam zgjedhur familjen evropiane dhe pro-evropiane. Ne i përkasim qendrës së majtë, forcës së dytë në PE, pra Aleancës progresive të socialsitëve dhe demokratëve, ose SdheD (S&D), siç njihet me akronimin përkatës", tha Kurti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, këto zgjedhje janë "“jashtëzakonisht të rëndësishme dhe vendimtare për të ardhmen e Evropës”, ​​para së gjithash sepse po mbahen në një situatë ku po zhvillohet një luftë e drejtpërdrejtë pikërisht në Evropë, në Ukrainë”, pas agresionit të kryer nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

"Kjo luftë u nis prej një ideologjie fashiste nga Kremlini i Putinit. Së dyti i keni parasysh ndasitë që ekzistojnë brenda BE-së dhe përbrenda vendeve anëtare, përmes këtyre ndasive, Rusia duke u mbështetur gjithashtu në disa rryma politike ekstremiste ose liderë në pushtet të këtyre vendeve, ka ushtruar me vite një ndikim dëmtues", thotë Kurti.

Qëllimi i Rusisë dhe "aleatëve të saj evropian, jashtë dhe brenda BE-së", sipas kryeministrit të Kosovës, është i qartë: dobësimi i BE-së, dobësimi i projektit të zgjerimit të BE-së dhe të NATO-s".

Në raport me Kosovën, thotë Kurti, po bëhen përpjekje që të parandalohet çdo perspektivë integruese e shtetit.

Kështu që së treti, Kosova si vend aplikoi për anëtarësim në BE dhe si vend që ka për qëllim strategjik kryesor integrimin në BE dhe në NATO, nuk mund të mos marrë pjesë e të mos kontribuojë në çfarëdo forme në ruajtjen e këtyre organizatave dhe vlerave demokratike që ndajmë me to”, tha Kurti në video-mesazhin drejtuar diasporës nga sheshi "Skënderbeu" në qendër të kryeqytetit të Kosovës.

Nga 6 deri më 9 qershor, qytetarët nga të 27 vendet anëtare të BE-së do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit Evropian, i cili së bashku me institucionet e tjera të BE-së do të formësojnë politikën e BE-së për pesë vitet e ardhshme.

Votimi për PE, i vetmi institucion i BE-së i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, në Holandë fillon më 6 qershor, disa vende do të votojnë më 7 dhe 8 qershor, ndërsa në shumicën e vendeve zgjedhjet do të organizohen të dielën, më 9 qershor, kur duhet të shpallen edhe rezultatet e votimit.

Këtë vit zgjidhen 720 deputetë, 15 më shumë se zgjedhjet e mëparshme të 2019-ës.

Numri i deputetëve nga secili vend në PE varet nga popullsia e tij, kështu që Gjermani do të ketë 96 deputetë, ranca 81, Italia 76, Spanja 61 dhe Poloni a53, ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta do të kenë më pak, përkatësisht nga gjashtë deputetë. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR