• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kurti deri te Prokuroria speciale e Kosovës: Pesë vite pa rezultat - rritëm buxhetin, gjykoni kriminelët

Kurti deri te Prokuroria speciale e Kosovës: Pesë vite pa rezultat - rritëm buxhetin, gjykoni kriminelët

Prishtinë, 31 maj 2024 (MIA)- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Prokuroria speciale duhet të jetë më efikase në ndjekjen e kriminelëve të luftës, duke kritikuar se gjykimi në mungesë është mundësuar tash e pesë vjet, por sipas tij pa rezultat.

Kurti ka shkruar në Fejsbuk të enjten se Kosovës i duhen prokurorë të mençur dhe gjykatës efikas e të ditur “që t’i sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës”.

“Janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre. Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat”, është shprehur ai, njofton Koha.net.

Kurti ka shtuar se tash është “koha e fundit të ketë drejtësi për viktimat e luftës”, duke theksuar se Qeveria ka rritur buxhetin e Këshilli prokurorial duhet “urgjentisht t’i rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës”.

“Në përpjekjet tona për drejtësi për viktimat e luftës së viteve 1998-1999, adresimi i krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë duhet të jetë prioritet. Nga të gjitha masakrat ka dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat Prokuroria do të duhej t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime lufte. Republikës dhe popullit i duhen prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikas e të ditur, të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht e shumë prej tyre njihen nga të mbijetuarit e nga familjarët e viktimave. Andaj, bëjmë thirrje sërish që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë, sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e luftës”, shtoi ai.

Qeveria ka rritur buxhetin, andaj tha ai, bëjmë thirrje që Këshilli prokurorial urgjentisht të rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR