KURO: Po punohet shumë për të arritur barnat deficitar
- Po punohet shumë për të arritur barnat deficitar, informojnë sot nga Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO).
- Post By Sara Ademi
- 11:52, 22 prill, 2025
Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Po punohet shumë për të arritur barnat deficitar, informojnë sot nga Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji (KURO).
"Procedura ka përfunduar nga ana e IPSH KU për Radioterapi dhe Onkologji. Kontrolli Administrativ në Byronë për Prokurime Publike ka përfunduar në një afat rekord. Momentalisht rrjedh afati për ankesa dhe çështja e prokurimit publik për momentin është në Komisionin Shtetëror për Ankesa për Prokurimet Publike", sqarojnë nga Klinika.
Ata theksojnë se ekipi për prokurime publike i kësaj klinike po punon shumë për t'i përfunduar të gjitha procedurat sa më shpejtë të jetë e mundur, që të mund të firmosen marrëveshjet me shpërndarësit dhe barnat të dorëzohen në klinika deri në fund të javës.
Nga Klinika për MIA-n sqarojnë se në procedurë janë gjithsej 40-të artikuj, duke i përfshirë edhe ata që për momentin janë deficitar. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s