• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kundër Hakimit zyrtarisht është hapur një hetim për dhunim

Kundër  Hakimit zyrtarisht është hapur një hetim  për dhunim

Paris, 3 mars 2023 (MIA) – Kundër përfaqësuesit maroken të futbollit nga radhët e PSZH-së Ashraf Hakimi, zyrtarisht është hapur një hetim për dhunim, bëri të ditur sot Prokuroria në qytetin francez Nant.

Futbollisti maroken është marrë në pyetje dje, ndërsa më pas është vënë nën mbikëqyrje gjyqësore dhe ndaj tij ka nisur një hetim zyrtar. Akuzohet  se javën e kaluar ka dhunuar një grua  në shtëpinë e tij në periferinë perëndimore të Parisit, Boulonj-Bilankort. 

Gruaja e re, 24-vjeçare, rastin e paraqiti javën e kaluar në Stacionin e Policisë në Val-de-Marne, ku tha se ishte dhunuar, por atëherë nuk ngriti padi.

Sipas një burimi policor, gruaja ka deklaruar se e ka njohur Hakimin  në rrjetin social Instagram dhe se të shtunën e kaluar ka qenë mysafire në shtëpinë e tij, ku ka mbërritur me një makinë të cilën e kishte porositur përfaqësuesi maroken.

Në Stacionin e Plicisë  gruaja ka deklaruar se Hakimi e ka puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj, para se ta dhunonte, shtoi burimi policor. 

 Hakimit i është ndaluar të kontaktojë me gruan, por i lejohet të largohet nga territori francez.

Avokatja e tij, Fani Kolin, deklaroi të martën se akuzat ishin "të rreme" dhe shtoi se Hakimi ishte "i qetë" dhe "në dispozicion të drejtësisë". ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR