• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuman dëshiron ta kryesojë Holandën në Kampionatin botëror 2026

Kuman dëshiron ta kryesojë Holandën në Kampionatin botëror 2026

Dortmund, 9 korrik 2024 (MIA) - Seleksionuesi Ronald Kuman konfirmoi se dëshiron të jetë në krye të reprezentacionit të Holandës në Kampionatin botëror në vitin 2026.

"Për momentin nuk kam qëllime të tjera. Mendoj se nuk do të mund të lirohen nga unë për momentin", deklaroi seleksionuesi me ton tallës për gazetën "De Telegraf".

Kuman 61-vjeçar informoi edhe për shëndetin e bashkëshortes së tij e cila po lufton me kancerin e gjirit.

"Shëndeti i saj është mirë. Me të vërtetë është në mjekim, por kjo nuk është shkak për ta ndërprerë punën", shtoi ish-lojtari i Barcelonës.

Kampionati botëror në vitin 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në Euro 2024, Holanda u plasua në gjysmëfinale, ku të mërkurën në Dortmund do të takohet me Anglinë. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR