• e martë, 26 nëntor 2024

Kulemzin: Tre fëmijë humbën jetën në një sulm ukrainas në Donjeck

Kulemzin: Tre fëmijë  humbën jetën në një sulm ukrainas në Donjeck

Moskë, 15 mars 2024 (MIA) - Tre fëmijë humbën jetën në një sulm në Donjeck, qytet në Ukrainën lindore të kontrolluar nga forcat ruse, deklaroi sot prefekti Aleksej Kulemzin. 

"“Pas sulmit barbar të natës së ‘nazistëve ukrainas’ në lagjen Petrovski të qytetit tonë, një shtëpi u qëllua dhe u dogj. Janë vrarë tre fëmijë", ka shkruar Kulemzin në Telegram. 

 Sulmi ka ndodhur në ditën kur fillojnë zgjedhjet presidenciale në Rusi, të cilat do të zgjasin deri të dielën. Fitorja e presidentit aktual Vladimir Putin pritet për shkak të mungesës së opozitës. 

Votimi mbahet edhe në katër rajone të Ukrainës të aneksuara nga Rusia në vitin 2022 dhe të kontrolluara pjesërisht - Zaporozhje, Herson, Donjeck dhe Luhansk.

Diplomacia ukrainase, megjithatë, dje ka bërë thirrje për mospranimin e rezultateve të votimit, të cilin e cilëson si “farsë”. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR