• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kuleba për vizitë në Kinë

Kuleba për vizitë në Kinë

Kiev, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba sot deklaroi se dëshiron të gjejë "gjuhë të përbashkët" në bisedat me kolegun e tij kinez për vënien fund të luftës me Rusinë.

Në videon e publikuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës shihet si Kuleba arrin në takim në qytetin Guangzhu dhe bisedon me ministrin kinez të Punëve të Jashtme, Vang Ji.

Kjo është vizita e parë e ministrit ukrainas të Punëve të Jashtme të Kinës nga fillimi i luftës në vitin 2022.

Kuleba në video porosinë tha se do të kenë negociata të hollësishme për gjetjen e gjuhës së përbashkët në kërkimin e paqes në Ukrainë. Kuleba arriti në Kinë të martën, e duhet të largohet të premten.

Vang tha se Kina u jep rëndësi të madhe marrëdhënieve me Ukrainën. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR