• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kuleba i ka thënë përfaqësuesit kinez se Ukraina nuk do të pranojë propozime për t'i lëshuar territore Rusisë

Kuleba i ka thënë  përfaqësuesit kinez se Ukraina nuk do të pranojë propozime për t'i lëshuar territore Rusisë

Kiev, 17 maj 2023 (MIA) - Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba në Kiev  ka pasur    takim me të dërguarin special të Kinës, të cilit i ka thënë se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë propozim për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilat përfshijnë humbjen e territoreve apo ngrirjen e konfliktit, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës. 

Li Hui, përfaqësuesi special i Kinës për Çështjet Euroaziatike dhe ish-ambasador në Rusi, e vizitoi Ukrainën më 16-17 maj dhe u takua me Kulebën, theksohet në kumtesën e Ministrisë.  

 Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë kinez në Ukrainë që nga fillimi i invadimit  rus në shkurt të vitit të kaluar.

“Kuleba detajisht e informoi të dërguarin special të qeverisë kineze   për parimet për  kthimin e paqes së qëndrueshme dhe të drejtë bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ai theksoi se Ukraina nuk pranon asnjë propozim të cilat përfshijnë humbjen e territoreve të saj ose ngrirjen e konfliktit”, thuhet në kumtesë. 

Gjatë turneut evropian pritet Li  të ketë bisedime në Rusi, Poloni, Francë dhe Gjermani. Kina nuk i ka dënuar veprimet e Rusisë dhe nuk i ka përcaktuar aksionet e saj si një "invadim",   që ka çuar në kritika nga vendet evropiane dhe  SHBA-së. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR