• e martë, 24 dhjetor 2024

Kufizohet eksporti i vezëve, 70 për qind e prodhimit për tregun vendor

Kufizohet eksporti i vezëve, 70 për qind e prodhimit për tregun vendor

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Për të parandaluar një çekuilibër të mundshëm në tregun vendas dhe mungesë të vezëve të pulës, së paku 70 për qind e prodhimit vendor të vezëve do të plasohet në tregun vendas, ka vendosur sot Qeveria.

Ajo detyroi shitësit të vazhdojnë të blejnë sasinë e zakonshme të vezëve që kanë blerë në janar dhe shkurt të këtij viti dhe fiksuan çmimin e tyre në nivelin nga data 15 i këtij muaji. Vendimi i qeverisë që fiksoi sot çmimin e orizit do të jetë i vlefshëm deri në datën 30 të muajit të ardhshëm.

Siç kumtoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, çmimi mesatar i vezëve më 15 mars ishte rreth 8,5 denarë, ndërsa më i shtrenjti ishte 9,8 denarë në varësi të paketimit, ambalazhit dhe shpenzimeve që i kanë kompanitë.

"Është shumë e rëndësishme të theksohet se është rritur kërkesa për prodhimtarinë e vezëve nga vendi  veçanërisht nga fqinjët tanë ku çmimet lëvizin  nga 14 në 20 cent e më shumë. Kjo do të  thotë se nëse lejohet eksporti i plotë shumica e tyre  për shkak të interesit ekonomik mund ta dërgojnë gjithë prodhimtarinë në vendet fqinje. Prandaj plotësisht përveç fiksimit të çmimit është sjellë edhe vendim për kufizimin e eksportit, ku 70 për qind e plasmanit të përgjithshëm në janar dhe shkurt të gjithë prodhuesit tanë t'i furnizojnë zinxhirët tanë të marketeve, ndërsa me atë të mos ketë mungesë  të këtij produkti dhe të mos ketë rritje të çmimit  si presion nga jashtë veçanërisht nga vendet e rajonit", tha Bekteshi.

Të gjitha çmimet, në tabelë, të cilat ishin më 15 mars, sqaroi, nuk mund të jenë më të larta nga ato të 15 marsit. Më të ulëta mund të jenë, por më të larta  nuk mund të jenë  nga të gjithë prodhuesit që i kishin ato çmime në vendin tonë dhe importuesit nëse kanë pasur import në atë periudhë.

Në seancën e sotme të Qeverisë është biseduar edhe për fiksimin eventual të çmimeve të pemëve dhe perimeve, ndërsa analizat që i ka bërë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave duhet të dorëzohen në Ministrinë e Ekonomisë dhe në kabinetin e kryeministrit.

"Siç njoftuam, ishte një nga diskutimet e sotme në seancën e Qeverisë për propozimin e kryeministrit që ato analiza konkrete t'i dërgohen Ministrisë së Ekonomisë dhe Kabinetit të Kryeministrit, në mënyrë që nëse vendimi për fiksimin e çmimit, kufizim dhe ngjashëm,  bëhet në përputhje me Ligjin e Tregtisë, por inputin duhet ta japë Ministria e Bujqësisë dhe sipas analizave të tyre ne së bashku me kabinetin e kryeministrit do të marrim vendimet e duhura në pjesën e pemëve dhe perimeve", tha Bekteshi, në pyetjen e një gazetari. sa/

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR