• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kuba po lufton me mungesë serioze të qumështit, karburanteve dhe ilaçeve

Kuba po lufton me mungesë serioze të qumështit, karburanteve dhe ilaçeve

 Havanë, 4 mars 2024 (MIA)  - Kuba sot konfirmoi   se ka kërkuar ndihmë nga Programi Botëror për Ushqim (VFP) për shkak të mungesës së qumështit pluhur për fëmijë, që është edhe një shenjë tjetër për gjendjen e vështirë ekonomike në ishullin e Karaibeve.

 Kuba në shkurt për herë të parë  pranoi  se po lufton për të siguruar rezervë të qumështit. Prodhimi vendas pothuajse ka rënë dhe përveç qumështit po mbarojnë edhe karburantet dhe ilaçet.

Një sistem dhjetëvjeçar i subvencioneve i krijuar nga lideri i ndjerë Fidel Kastro po shembet, kështu që Kuba i është drejtuar  agjencisë së KB-së për ndihmë. 

 "Kuba kërkoi ndihmë nga VFP për të blerë qumësht pluhur për të garantuar furnizimin me qumësht për vajzat dhe djemtë kubanë, raportoi media shtetërore KubaDebate.

Si rezultat i kësaj, një anije me 375 tonë qumësht pluhur që lundroi nga Brazili do të mbërrijë së shpejti në Kubë. 

Vendi po përballet edhe me mungesë të grurit, ndërsa qeveria duhej t'i shkurtojë subvencionet për   bukë. 

 Qumështi pluhur dhe produktet e tjera kryesore u sigurohen  kubanezëve me çmime të subvencionuara përmes racionimit, por vonesat dhe mungesat janë të zakonshme, veçanërisht në kohë vështirësish ekonomike.

Kuba për problemet e saj ekonomike e akuzon pandeminë eKCovid-19 dhe sanksionet e shtrënguara amerikane që nga koha e Donald Trampit. 

Kuba, megjithatë, ka blerë 500 tonë qumësht nga SHBA-ja,   pavarësisht sanksioneve, falë një përjashtimi që lejon shitjen e produkteve bujqësore. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR