• e premte, 05 dhjetor 2025

KU për radioterapi dhe onkologji apelon për qetësi dhe besim ndaj personelit, garanton se janë bërë ndryshime drastike për standardizimin e trajtimit

KU për radioterapi dhe onkologji apelon për qetësi dhe besim ndaj personelit, garanton se janë bërë ndryshime drastike për standardizimin e trajtimit

Shkup, 23 maj 2025 (MIA) - Klinika Universitare për Radiologji dhe Onkologji apelon tek të gjithë të interesuarit, veçanërisht te pacientët dhe të afërmit e tyre, të qëndrojnë të qetë, të përqëndruar dhe të besueshëm në lidhje me procesin e punës së klinikës, duke bindur se pas hapjes së rastit "Onkologjia", janë vendosur ndryshime drastike në punë me qëllim të standardizimit të trajtimit të pacientëve.

"Apelojmë te të gjithë të interesuarit, veçanërisht te pacientët tanë dhe të afërmit e tyre, të qëndrojnë të qetë, të përqëndruar dhe të besueshëm në lidhje me gjithë procesin e punës së klinikës tonë. Njëherit në KU për radiologji dhe onkologji, dhe i gjithë opinioni është informuar se pas asaj ngjarje fatkeqe, janë futur ndryshime drastike në punë me qëllim të standardizimit të trajtimit të pacientëve duke futur konsultime të rregullta onkologjike në të cilat merren vendime për trajtimin e pacientëve në përputhje me protokollet bashkëkohore të miratuara nga shoqatat profesionale ndërkombëtare. Nga KU për Radioterapi dhe Onkologji apelojmë për qetësi dhe besim tek personeli i KU për Radioterapi dhe Onkologji, të cilët realisht po punojnë shumë. Ne jemi këtu para së gjithash për shëndetin e pacientëve dhe mirëqenien e tyre", njoftojnë nga ISHP Qendra Klinike për Radioterapi dhe Onkologji – Shkup.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje ka ngritur dy aktakuza për rastin "Onkologjia". Siç njoftoi dje në një konferencë për media prokurorja publike në fjalë, Ana Gogovska Jakimovska, rasti është i ndarë në dy pjesë - e para ka të bëjë me funksionimin ekonomik të Klinikës së Onkologjisë, në të cilën përfshihet drejtori i atëhershëm dhe drejtori organizativ i Klinikës, ndërsa pjesa e dytë e rastit ka të bëjë me trajtimin e pacientëve dhe përfshin katër mjekë onkologë. Prokuroria, së bashku me akuzat e parashtruara për rastin "Onkologjia", në Gjykatën Themelore Penale Shkup dje ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit – drejtorin mjekësor dhe organizativ të ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji Shkup. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR