• e diel, 22 dhjetor 2024

Kthimi i fushatave shtetërore në debatin e parë publik, nuk morën pjesë shumica e shoqatave mediatike, në mesin e të cilave edhe SHGM-ja

Kthimi i fushatave shtetërore në debatin e parë publik, nuk morën pjesë shumica e shoqatave mediatike, në mesin e të cilave edhe SHGM-ja

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Kthimi i sërishëm i fushatave shtetërore për tema me interes publik në media, shpërndarja e financave në atë bazë dhe përbërja e organit i cili do të vendosë për atë dhe dispozitat për ritransmetimin e serviseve programore për rregullimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme, ishin në fokus të debatit të parë publik për fazën e dytë të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele, që u mbajt sot, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. 

Në debat nuk morën pjesë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM), Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), Instituti i Mediave të Maqedonisë (IMM), Instituti për Hulumtim të Zhvillimit Shoqëror (RESIS), Shoqata e Mediave Rajonale dhe Lokale "Medium Objektiv" dhe Instituti për Studime Komunikimi (IKS), të cilat siç bëri të ditur SHGM-ja, janë kundër fushatave qeveritare në media. 

"Lloji i tillë i ligjeve janë të ndjeshme kudo në botë, edhe më shumë janë të ndjeshëm në shtet ku është i ulët besimi në institucione dhe për këtë deshëm të ishim plotësisht të hapur dhe t'i dëgjojmë të gjitha palët e prekura", tha ministri i këtij dikasteri, Azir Aliu. 

Ai informoi se deri në fillim të debatit janë dorëzuar 17 vërejtje dhe komente në formë të shkruar për ndryshimet e propozuara. Shprehu keqardhje që në debat nuk janë përfshirë të gjitha palët e prekura dhe tha se pret pjesëmarrje nga të gjithë në debatin e ardhshëm me qëllim që të përmirësohet teksti i ligjit të propozuar.

Një pjesë e të pranishmëve në debatin publik e përshëndetën kthimin e fushatave shtetërore, ndërsa ishin publikuar edhe të dhëna për përfshirjen e subjekteve me mbështetjen, përqindjen e shpërndarjes, kush do t'i përcaktojë temat për fushatat...

Sipas Ivan Mirçevskit nga Asociacioni i Mediave të Maqedonisë, "shteti më në fund e ka kuptuar se nuk mundemi të jemi shteti i vetëm në Evropë i cili i ndaloi fushatat me interes publik".

Kthimin e fushatave shtetërore e përshëndeti edhe kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, Ivona Talevska, e cila konsideron se do të shpërndahen në bazë të interesave të publikut dhe shikueshmërisë së televizioneve tokësore, si dhe radiove në shtet. Ajo e përshëndeti edhe pjesën e cila ka të bëjë edhe për rregullimin e piraterisë.

Në debat u shprehën edhe kritika për përbërjen e Komisionit për Vendosje për Fushatat Shtetërore të cilin do të duhet ta formojë Kuvendi, ndërsa në të cilin, sipas propozimit të MSHIA-së, do të merrnin pjesë nga tre deputetë nga pozita dhe opozita. 

Sipas Petrit Saraçinit nga Instituti i Mediave Analitika, modeli i propozuar për përbërjen e Komisionit qon drejt rrezikut nga partizimi dhe frenimi i procesit të shpërndarjes dhe aspak pasjes së fushatave që janë në funksion të realizimit të interesit publik.

Disa nga pjesëmarrësit në debat sugjeruan që ligji parashikon detyrimin që përdoruesit në raportet vjetore të publikojnë se për çfarë i kanë shpenzuar paratë nga fushatat dhe nëse nuk i përdorin për qëllimet e përcaktuara, nuk mund të aplikojnë për mjete të tjera. Ndër kërkesat janë që radiot kombëtare dhe platformat digjitale të mbulohen nga fushatat në nivel shtetëror.

SHGM në emër të shoqatave profesionale të gazetarëve dhe organizatave civile nga sektori mediatik të cilat nuk morën pjesë në debat bëri të ditur se janë kundër rikthimit të praktikës së shpenzimit të parave publike në media private, gjë që në të kaluarën ka rezultuar katastrofike për politikën e pavarur editoriale të këtyre mediave, për gazetarinë e pavarur dhe për gjendjen e tregut mediatik.

"Jemi kundër zgjidhjeve ligjore që favorizojnë vetëm interesin e një pjese të sektorit privat të medias dhe neglizhojnë rolin kritik të gazetarisë në demokraci dhe interesin publik të të gjithë qytetarëve. Theksojmë se këto zgjidhje janë krejtësisht në kundërshtim me standardet e Komisionit Evropian dhe veçanërisht me propozimin e ri – Rregulloren për lirinë e medias, ku thuhet qartë se tregu evropian është i shqetësuar nga shpërndarja jotransparente dhe e padrejtë e fondeve publike për reklamat shtetërore, veçanërisht kur fondet ndahen në mënyrë preferenciale për mediat kryesore kombëtare, ose përdoren për të favorizuar ose subvencionuar fshehurazi media që përcjellin pikëpamje të afërta me qeverinë aktuale", informoi SHGM.

Ndryshimet e Ligjit për ASHMAA, që ishin përfshirë me fazën e parë dje morën mbështetjen në Kuvend, ndërsa kishin të bënin me obligimet e shtetit që të mund të shfrytëzojë financa nga Programi "Evropa Kreative". MSHIA paralajmëroi intervenime edhe në Ligjin e Mediave, në pjesën e rregullimit të punës së portaleve. fc/

Fotografitë: MIA, MSHIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR