• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KSHZ-ja si jokompetente refuzoi pesë kërkesa të MPPS dhe MPB-së për marrjen e vendimeve në përputhje me nenin 48 paragrafi 1 të Ligjit për Qeverinë

KSHZ-ja si jokompetente refuzoi pesë kërkesa të MPPS dhe MPB-së për marrjen e vendimeve në përputhje me nenin 48 paragrafi 1 të Ligjit për Qeverinë

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në kuadër të seancës së 81-të njëzëri si jokompetente dhe si të palejueshme në këtë fazë refuzoi pesë kërkesa për vendimmarrje në përputhje me nenin 48 paragrafi 1 të Ligjit për Qeverinë.    Katër kërkesat e para të refuzuara ishin të parashtruara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dje, ndërsa e pesta nga Ministria e Punëve të Brendshme, por  ajo u  shqyrtua në pikën të ndryshme.

Për katër kërkesat e para, anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, theksoi se ato janë parashtruar në bazë të njëjtë dhe kanë përmbajtje të ngjashme dhe shtoi se KSHZ-ja nuk është kompetente të vendosë për to. 

"Konsideroj  se ne nuk jemi kompetentë të vendosim në një rast të tillë. Sipas Kodit Zgjedhor si KSHZ kemi autorizime në situatë ku ka mosmarrëveshje mes ministrit dhe zëvendësministrit plotësues. Edhe pse mbi atë bazë janë parashtruar  kërkesat, megjithatë përmbajtja është pak më e ndryshme. Atje në formë pyetëse  kërkojnë t'u përgjigjemi  paraprakisht disa situatave të supozuara hipotetike që hyjnë  në funksionimin e brendshëm të institucionit - nëse   të nënshkruhen marrëveshje në vepër,  nëse të punësuarit duhet të jenë anëtarë të disa komisioneve,  ashtu që thelbi i vendimit tonë  duhet të jetë të refuzohet kjo kërkesë sepse jemi jokompetentë, ndërsa arsyetimi është se  ne sipas ligjit, ndërsa rrallë edhe ndonjë institucion tjetër  është i autorizuar të japë mendim.  Ne sipas Ligjit për Qeverinë sipas nenit  48  nuk japim mendim, veçanërisht jo për situata të supozuara dhe hipotetike", tha Kondarko.

 Theksoi se është e pakuptimtë të merret vendim nga ana e KSHZ-së  sepse janë shpallur zgjedhjet  dhe si Komision Shtetëror i Zgjedhjeve kur shpallen zgjedhjet nuk jemi kompetent për zbatimin e nenit 8A të Kodit Zgjedhor.

Edhe anëtari i KSHZ-së, Boban Stojanoski u pajtua se KSHZ-ja në një mënyrë është jokompetente për katër kërkesat e parashtruara nga MPPS-ja, por theksoi se në seancat paraprake për disa kërkesa të ngjashme KSHZ-ja ka marrë vendim me të cilin, siç tha, një pjesë i kanë shpallur se nuk kanë të bëjnë me çështje kadrovike lidhur me zgjedhjet. 

 Pikërisht Boban Stojanoski në pikën të ndryshme sqaroi se nga MPB-ja deri në KSHZ është dorëzuar kërkesë   që t'i njoftojnë nëse në periudhën e ardhshme ministri i Punëve të Brendshme mund të kryejë vendosje horizontale të të punësuave që janë me propozim të tij deri në numrin prej 10 për qind nga numri i vendosjeve horizontale bazuar në mesataren e këtyre vendosjeve në vitin 2013 dhe 2014 në përputhje me nenin 44 paragrafi 4 të Ligjit për Qeverinë.

 Boris Kondarko në një vërejtje procedurale tha se pajtohet me thelbin se KSHZ-ja nuk është kompetente sipas Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Qeverinë të japin mendim siç kërkohet me shkresën e MPB-së, por, shtoi,  nëse   vazhdojmë të japim përgjigje ne praktikisht prononcohemi dhe japim mendim dhe citojmë ligje dhe referojmë edhe pse nuk kanë kontest sipas nenit 48 paragrafi 1, me çfarë atëherë  ne jemi kontrakditorë.

 Në replikë  Stojanoski i ka thënë se pikërisht këtë ia  ka thënë në shpjegim.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR