KSHZ-ja e Kroacisë ka filluar të publikojë rezultatet e përkohshme të zgjedhjeve: Rritje e HDZ-së
- Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Kroacisë ka filluar publikimin e rezultateve të përkohshme të zgjedhjeve parlamentare të vendit në faqen e tij të internetit.
- Post By Sara Ademi
- 22:40, 17 prill, 2024
Zagreb, 17 prill 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Kroacisë ka filluar publikimin e rezultateve të përkohshme të zgjedhjeve parlamentare të vendit në faqen e tij të internetit.
Sipas shifrave të fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, HDZ dhe partnerët e saj fituan 65 mandate, SDP dhe partnerët e saj 42, Lëvizja Atdheu dhe partnerët e saj 13, Most dhe partnerët e saj 10, Mundemi dhe partnerët e saj 5, IDS dhe partnerët e saj 4, Fokus /Republika 2 dhe Platforma e Pavarur Veri merr 2 mandate.
Sot në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. sa/