• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KSHZ-ja do të formojë grup punues për trup ndërinstitucional koordinues për IKT dhe përballje me sfidat e sigurisë

KSHZ-ja do të formojë grup punues për trup ndërinstitucional koordinues për IKT dhe përballje me sfidat e sigurisë

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në seancën e sotme publike i kanë miratuar unanimisht propozim-ndryshimet në plan vjetor për nevojat e përgjithshme për furnizime publike të KSHZ-së në vitin 2023, propozim-kodet etike për administratë zgjedhore dhe për anëtarët e KSHZ-së, si dhe propozim-vendimi për formimin e grupit punues për trup koordinues ndërinstitucional për IKT dhe përballje me sfidat e sigurisë.

Për formimin e trupit ndërinstitucional koordinues për IKT dhe përballje me sfidat e sigurisë, anëtari Boban Stojanoski informoi se bëhet fjalë për kontinuitet dhe se një trup të tillë ka pasur edhe në proceset paraprake zgjedhore.

"Por tani duam t'i japim rëndësi më të madh këtij trupi dhe të bëhet i përhershëm dhe e cila do të kujdeset për IT sigurisë së KSHZ-së edhe jashtë procesit zgjedhor", theksoi Stojanoski   

Kryetari i KSH-zë, Aleksandar Dashtevski sqaroi se formimi i këtij organi është në drejtim të rritjes së sajber sigurisë, e cila sipas tij, është problem i përgjithshëm në shoqëri, si masë parandaluese dhe krijim plane për reagim i sajber kërcënimeve.

Për shkak të periudhës së shkurtër nga koha e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre, sipas nënkryetares së KSHZ-së, Ditmire Shehu, ka lindur nevoja për ndryshimin e Planit vjetor për nevojat e përgjithshme për prokurim publik të KSHZ-së në vitin 2023, përmes zbatimin e prokurimit publik me marrëveshje kornizë.

Propozim ndryshimet e planit vjetor për nevojat e përgjithshme të KSHZ-së për prokurim publik në vitin 2023, siç sqaroi ai, i referohen prodhimit, shtypjes dhe transportit të materialit jokonfidencial dhe konfidencial, dizajnimit dhe shtypjes së manualeve, edukimit të organeve zgjedhore dhe materialit promovues, si dhe përzgjedhja e një agjencie PR për trajnimin e votuesve.

"Qëllimi është rritja e efikasitetit dhe efektivitetit në zbatimin e furnizimeve publike që të mos vijmë deri në një situatë për shkak të periudhës së shkurtër të kemi procedura me negociata. Për këtë KSHZ-ja u vendos për zgjedhjet e ardhshme, të rregullta parlamentare dhe presidenciale të shkojmë me zbatimin e marrëveshjes kornizë. Furnizimet do të jenë transparente, do të publikohen në sistemin elektronik të Byrosë për furnizime publike dhe do ta rrisin konkurrencën e vetë furnizimeve", theksoi Shehu.

Lidhur me propozim kodin etik për administratën zgjedhore, nëkryetarja tha se me kodin caktohen rregullat dhe standardet etike në sjelljen e administratës zgjedhore. Mos mosrespektimin e kodit, theksoi administrata u përgjigj konform ligjet për nëpunësit administrativ dhe për marrëdhënie pune. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR