• e premte, 05 dhjetor 2025

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 21 komuna, VLEN në 4, LSDM NË 3, AKI në 1 dhe ZNAM në 1

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 21 komuna, VLEN në 4, LSDM NË 3, AKI në 1 dhe ZNAM në 1

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sipas rezultateve fillestare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas numërimit të 69,17 për qind të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, njëjtë edhe ZNAM. Unioni i romëve kryeson në Shuto Orizare, ndërsa, një kandidat i pavarur kryeson në Strugë. 

VMRO-DPMNE kryeson në qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Dollneni, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Lozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.

Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Dibër, ndërsa, kandidatët e LSDM-së kryesojnë në Makedonska Kamenicë, Zërnovcë dhe Qendër. 

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë. 

Kandidati i ZNAM kryeson në Kumanovë, ndërsa i Unionit të romëve në Shuto Orizare. 

Votimi në raundin e dytë u zhvillua në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR