• e premte, 05 dhjetor 2025

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 19 komuna, LSDM në 4, VLEN në 4, AKI në 2 dhe Unioni i romëve në 1

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 19 komuna, LSDM në 4, VLEN në 4, AKI në 2 dhe Unioni i romëve në 1

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Sipas rezultateve fillestare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas numërimit të 45,35 për qind të votave, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në 19 komuna. LSDM kryeson në 4, njëjtë si Koalicioni VLEN. Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në dy komuna, ndërsa Unioni i Romëve ka avantazh në Shuto Orizare.

VMRO-DPMNE kryeson në qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Dollneni, Karposh, Kërçovë, Koçan, Lozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.

Kandidatët e LSDM-së kanë epërsi në Krushevë, Makedonska Kamenicë, Rankovcë dhe Qendër.

Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë dhe Dibër, ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka avantazh në Strugë dhe Studeniçan. Unioni i Romëve kryeson në Shuto Orizare.

Votimi në raundin e dytë u zhvillua në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR