KSHZ: Janë dorëzuar 69 nisma për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit
- – Deri dje në mesnatë në zyrat dhe departamentet rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej 60 nisma për propozimin e listave për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit dhe 68 nisma për propozimin e listave të këshilltarëve për këshillat e komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit.
- Post By Fitore Curri
- 16:18, 2 shtator, 2025
Shkup, 2 shtator 2025 (MIA) – Deri dje në mesnatë në zyrat dhe departamentet rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar gjithsej 60 nisma për propozimin e listave për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit dhe 68 nisma për propozimin e listave të këshilltarëve për këshillat e komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit.
Siç informoi sot KSHZ, listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe lista e kandidatit për kryetar të komunës, bashkë me nënshkrimet e evidentuara si propozim dhe dokumentacioni i tjetër gjithëpërfshirës sipas kushteve ligjore dhe sipas Udhëzimit të KSHZ-së mund të parashtrohen në KKZ deri më 13 shtator deri në mesnatë.
Nënshkrimet për kandidatë të pavarur për kryetar komune janë mbledhur për komunat Probishtip, Makedonska Kamenicë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Ohër, Debarcë, Prilep, Dollnen, Strugë, Dibër, Strumicë, Radovish, Bërvenicë, Sveti Nikollë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Kërçovë, Makedonski Brod, Koçan, Qeshinovë Obleshevë, Manastir, Mogillë, Novaci, Resnjë, Gostivar, Demir Hisar, Vinicë, Saraj, Qendër, Aerodrom, Karposh, Shuto Orizarë, Haraçinë, Kisella Voda, Zelenikovë, Studeniçan, Çuçer Sandevë dhe kryetar i Qytetit të Shkupit.
Nënshkrimet për lista të pavarura për anëtarë të këshillave komunalë dhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit janë mbledhur për komunat Probishtip, Makedonska Kamenicë, Kumanovë, Negoriçan i Vjetër, Ohër, Debarcë, Prilep, Dollnen, Strugë, Dibër, Bosilovë, Novo Sellë, Strumicë, Tetovë, Shtip, Llozovë, Makedonski Brod, Koçan, Çeshinovë Obleshevë, Kavadar, Manastir, Mogillë, Resnjë, Demir Hisar, Karposh, Saraj, Qendër, Çucer Sandevë, Kisella Vodë, Zelenikovë, Studeniçan dhe për Këshillin e Qytetit të Shkupit.
“Përveç formularit për mbledhjen e nënshkrimeve për listën e kandidatëve për kryetar komune ose Qytetit të Shkupit dhe/ose listën e kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës ose Këshillit të Qytetit të Shkupit, në listat e kandidatëve të paraqitura nga një grup votuesish dorëzohen të gjitha dokumentet e kërkuara në përputhje me Udhëzimet për mënyrën dhe procedurën e dorëzimit, pranimit dhe konfirmimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit 2025, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve përfundoi mbrëmë, më 1 shtator 2025, në orën 24:00”, qëndron në kumtesën e KSHZ-së. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s