KSHPK-ja ende po vepron pas denoncimeve për lëndën për emërimin e drejtorit të ASK-së
- Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) ende po vepron pas denoncimeve lidhur me lëndën për emërimin e drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare. Në seancën e sotme, anëtarët e KSHPK-së potencuan se po vijojnë afatet ligjore për grumbullimin e dokumentacionit.
- Post By Besnik Shuki
- 16:17, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) ende po vepron pas denoncimeve lidhur me lëndën për emërimin e drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare. Në seancën e sotme, anëtarët e KSHPK-së potencuan se po vijojnë afatet ligjore për grumbullimin e dokumentacionit.
"Lidhur me rastin për të cilin po pyesni, janë dorëzuar disa denoncime deri të KSHPK-ja. Nga ana e KSHPK-së janë parashtruar kërkesa për grumbullimin e dokumentacionit të nevojshëm për konfirmimin e gjendjes faktike, për çka ende po vijojnë afatet ligjore për dorëzimin e të njëjtit. Pas konfirmimit të gjendjes faktike, do të merret vendim në seancë publike të KSHPK-së", thanë nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në pyetje të gazetarëve.
KSHPK më 22 tetor ka hapur lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për siguri kombëtare, pasi që deri te Komisioni ka arritur parashtresë anonime, ku ka shkruar se ai gjoja nuk i plotëson kushtet për t'u bërë drejtor.
Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të institucionit, të ngarkuar për sigurinë dhe kundërzbulimin, shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Qeveria në seancë më 16 tetor 2024 e shkarkoi drejtorin e Agjencisë për siguri kombëztare, Zarko Milloshevski, ndërsa në vendin e tij e emëroi Bojan Hristovskin. bsh/
Foto: MIA arkiv