• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KSHPK solli Rregullore interne për menaxhim me konfliktin e interesave dhe paraqitje të angazhimit shtesë për personat zyrtarë

KSHPK solli Rregullore interne për menaxhim me konfliktin e interesave dhe paraqitje të angazhimit shtesë për personat zyrtarë

Shkup, 3 shkurt (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme të 81-të, unanimisht e miratoi Rregulloren për menaxhim me konfliktin e interesave dhe paraqitje të angazhimit shtesë për personat zyrtarë në KSHPK. Kjo rregullore është akt i brendshëm i KSHPK-së, ndërkaq ka të bëjë me kryetarin, anëtarët e KSHPK-së dhe të gjithë personat zyrtarë në KSHPK.

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, theksoi se si trup parandalues, i cili duhet të japë shembull për institucionet e tjera, këtë rregullore komisioni do t'ua parashtrojë edhe institucioneve të tjera në bazë të të cilës, edhe ato do të mund t'i rregullojnë këto gjëra.

Rregullorja është e ndarë në dy kapituj, i pari është për veprim gjatë dyshimit për ekzistim të konfliktit të interesave, ndërsa i dyti është për mënyrën e paraqitjes së angazhimit shtesë.

Në fillim të mbledhjes së sotme, KSHPK e zgjidhi Katica Nikollovën zëvendëse të re të kryetares së Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, me validitet prej 8 shkurtit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR