• e premte, 05 dhjetor 2025

KSHPK: Si institucion mbetemi transparent dhe të hapur për publik dhe për bashkëpunim me organet kompetente

KSHPK: Si institucion mbetemi transparent dhe të hapur për publik dhe për bashkëpunim me organet kompetente

Shkup, 25 prill 2025 (MIA) – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit informon se në kuadër të kompetencave të tij, vazhdon të funksionojë rregullisht në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave. 

“Si institucion mbetemi transparentë dhe të hapur për publikun dhe për bashkëpunim me organet kompetente”, thuhet në kumtesën dërguar mediave nga Antikorrupsioni, në lidhje me ngjarjet aktuale. 

Kryetarja aktuale e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, e cila është e dyshuar për zbulim të sekreteve zyrtare në rastin “Aditiv” nuk guxon të ketë kontakt me lëndë, postë dhe dokumente të tjera lidhur me punën e Antikorrupsionit, ndërsa njëherësh nuk mund të votojë dhe të shpërndajë lëndë. 

Претседателката на Државната комисија за спречување на корупција, Татјана Димитровска соопшти дека Комисијата оформила предмет по добиената претставка за назначуваето на заменик директорот во

Dimitrovska, dje ishte nxjerrë para Gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, i cili duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë, i përcaktoi masa të kujdesit dhe ndalesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të punës, pasi paraprakisht Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e zgjeroi hetimin për edhe tre persona në kuadër të lëndës “Aditiv”. 

Përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Kuvend ishte votuar më 22 dhjetor të vitit 2023 me 97 vota “për”, ndërsa betim solemn anëtarët dhanë më 8 shkurt të vitit të kaluar. 

Tatjana Dimitrovska, e cila është ekonomiste e diplomuar, ishte zgjedhur kryetare e komisionit. Deri në zgjedhje, ajo ishte e punësuar në Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR). 

Për kryetarë dhe anëtarë të KSHPK-së, ishin paraqitur 41 kandidatë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR