• e shtunë, 22 shkurt 2025

KSHPK nuk do të veprojë pas raportimit për punësimin e motrës së ministrit Zoran Ljutkov

KSHPK nuk do të veprojë pas raportimit për punësimin e motrës së ministrit Zoran Ljutkov

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit në seancën e sotme e ka hedhur poshtë ankesën kundër ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, e cila ka të bëjë me punësimin e motrës së tij.

Në referimin e rastit të punësimit në Muzeun Kombëtar në Veles, ishte theksuar se Ljutkovi nuk ka mundur të ndikojë apo të jetë i përfshirë në procedurën e punësimit, duke qenë se themelues i institucionit Muzeu Kombëtar është Komuna e Velesit dhe është nën ingerencat e Vetëqeverisjes Lokale.

Ndër të tjera në seancë u tha se motra e ministrit Ljutkov është e punësuar me marrëveshje në vepër, e jo siç ishte theksuar në kallëzim me afat të pacaktuar, ndërsa me këtë nuk ishte shkelur procedura për punësimin e saj. Këto ishin argumentet kryesore në bazë të të cilave KSHPK votoi vendimin për ndërprerjen e procedurës kundër ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov.

Foto: KSHPK printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR