• e diel, 22 dhjetor 2024

KSHPK në PTHP Strugë do të dorëzojë nismë për ndjekje penale të kryetarit Merko për keqpërdorim të pozitës zyrtare

KSHPK në PTHP Strugë do të dorëzojë nismë për ndjekje penale të kryetarit Merko për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme njoftoi se do të dorëzojë nismë në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje penale të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. 

Siç theksuan anëtarët e KSHPK-së, Merko në mënyrë të jashtëligjshme dy herë ka emëruar ushtrues të detyrës, u.d. drejtoreshë në një shkollë fillore në Strugë e cila nuk ka pasur të kryer arsimin e lartë, e as e ka pasur përvojën e nevojshme të punës. 

Nga aty propozojnë që penalisht të ndiqen edhe u.d. drejtoresha dhe edhe disa të punësuar të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar që të falsifikojë dokumente të cilat i duheshin për zgjedhjen në funksionin drejtor. 

"Kryetari i komunës së Strugës në kundërshtim me ligjin dy herë e ka emëruar për u.d. drejtoreshë një mësuese të gjuhës angleze, edhe pse ajo nuk i ka përmbushur kushtet për këtë. Në mënyrë shtesë ai nuk e ka detyruar bordin e shkollës që të marrë vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të shkollës. E paraqitura u.d. drejtoresha ka ligjëruar lëndë për të cilat nuk ishte profesioniste dhe për të cilat nevojitet arsim i lartë. Ka pasur përvojë pune katër vite e tetë muaj, që nuk mjafton që të emërohet drejtoreshë. Në mënyrë shtesë në atë kohë ajo nuk ka pasur as vërtetim për provim të dhënë për drejtor, ndërsa këshilli i shkollës nuk ka marrë vendim për shpalljen e konkursit publik. Të gjithë këtë e ka bërë me dokumente të falsifikuara. Në të njëjtën kohë drejtoresha vetë  me aneks marrëveshje e ka rritur fondin e orëve që është në kundërshtim me ligjin. Në këtë e kanë ndihmiar ish drejtorët. Me këtë ata e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë falsifikuar dokumente zyrtare", tha anëtari i KSHPK-së, Shemsi Sallai. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR