• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHPK: Me ndryshimet në KP rrezikohet seriozisht siguria juridike në vend, lufta kundër korrupsionit do të mbetet vetëm deklarative

KSHPK: Me ndryshimet në KP rrezikohet seriozisht siguria juridike në vend, lufta kundër korrupsionit do të mbetet vetëm deklarative

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe atë me shpejtësi të rrufeshme, në procedurë të shkurtuar dhe duke përdorur flamurin evropian, përkatësisht mënyrë që nuk lejon një diskutim të gjerë publik, debat ekspertësh, as analizë të pasojave që do të sjellë kjo zgjidhje ligjore, rrezikohet seriozisht siguria juridike në vend, vlerësoi sot Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Siç qëndron në kumtesë, KSHPK-ja është e habitur dhe e shqetësuar nga kjo mënyrë e miratimit të ligjit, aq më tepër, theksohet, që ndërkohë Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar KSHPK-së që të japë mendim për Propozimin - Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me afat për deklarim deri më 20 shtator 2023.

Kodi Penal, si një nga shtyllat e sistemit juiridik, tregojnë nga Antikorrupsioni, duhet ta mbrojë funksionimin e shtetit juridik.

"Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit konsideron se me ndërhyrjet në nenet 353 dhe 394 nuk kontribuohet në luftën e forcuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkundrazi rritet rreziku nga pazaret politike dhe tregtia me ndikim. Lufta kundër korrupsionit edhe më tej do të vazhdojë të mbetet vetëm deklarative", qëndron në kumtesën nga KSHPK-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR