• e martë, 24 dhjetor 2024

KSHPK mban seancën e 96-të

KSHPK mban seancën e 96-të

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit sot mban seancën e 96-të në të cilën shqyrtohen disa raste, përfshi edhe rastin e shpërndarjes së kuponëve nga Agjencia për Rini dhe Sport.  

Anëtarët e Komisionit theksuan se gjatë kohë janë shqyrtuar keqpërdorimet e mundshme të kuponëve nga Agjencia. Ata theksuan se janë miratuar ndryshime ligjore me të cilën hiqet kuponi për shkak të rreziqeve të mëdha të keqpërdorimeve, vlerësuan se ky është një vendim i mirë, por se ka ende nevojë për të forcuar sistemin informativ në Agjenci dhe për të bërë renditje sipas kësaj.   

Komisioni shqyrtoi edhe raste lidhur me problemet e ndërtimeve pa leje, pas së cilës kryetarja e KSHPK-së, Bilijana Ivanovska vlerësoi se në dy vitet e fundit janë bërë shumë ndërtime pa leje.

Njëherësh janë shqyrtuar edhe lëndë që lidhen me kryerjen e funksioneve publike nga avokatët që nuk heqin dorë nga pozita e tyre juridike. Komisioni vlerësoi se profesioni i avokatit është i mbrojtur me ndryshimet e fundit ligjore dhe nuk është i detyruar të dorëhiqet nga pozita e avokatit.

Anëtari i komisionit Vladimir Georgiev tha se i tillë është rasti me denoncimin e avokates e cila paralelisht ka ushtruar detyrën në një ndërmarrje publike.

Komisioni ka shqyrtuar edhe një rast për kinse dyshime për veprime korruptive në Komunën e Strugës me  mirëmbajtjen e ndriçimit publik, por sipas dokumenteve të pranuara KSHPK ka konstatuar se nuk ka elemente për veprim. si/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR