• e hënë, 10 mars 2025

KSHPK: Janë dënuar me gjoba në të holla ministra, deputetë dhe persona të emëruar të mëparshëm dhe aktualë

KSHPK: Janë dënuar me gjoba në të holla ministra, deputetë dhe persona të emëruar të mëparshëm dhe aktualë

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot publikoi emrat e bartësve të mëparshëm dhe aktualë të funksioneve publike të cilët janë dënuar me gjoba në të holla për shkeljen  e dispozitave të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Nga Antikorrupsioni njoftuan se në përputhje me nenin 98 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave ka detyrim që publikisht t’i publikojë informacionet për kontrollet e kryera, procedurat e zbatuara dhe gjobat të cilat janë shqiptuar për shkeljet e kryera. 

Deri më tani nga miratimi i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.12/2019“) KSHPK nuk i ka publikuar këto informacione, ndërsa Komisioni paralajmëron se kjo në të ardhmen do të jetë praktikë e rregullt. 

 Informacionet e publikuara, shtohet në kumtesë, do të jenë në dispozicion në periudhë prej dy vjetëve pas publikimit të tyre, ndërsa të njëjtat përmbajnë: kryerësin e kundërvajtjes; kundërvajtjen; përshkrimin e veprimit i cili përfaqëson kundërvajtje dhe vlerën e gjobës së shqiptuar. 

“Përmes publikimit të këtij informacioni, KSHPK-ja synon të informojë publikun në drejtim që të inkurajojë qytetarët, por edhe institucionet që t'i përmbahen normave ligjore. Ne presim që përmbushja e këtij detyrimi ligjor do të rrisë besimin në proceset e mbikëqyrjes dhe kontrollit, por gjithashtu do të forcojë përpjekjet për parandalimin efektiv të korrupsionit dhe konfliktit të interesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. KSHPK vlerëson se kjo masë është jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së secilit institucion në luftën kundër korrupsionit”, njoftoi KSHPK. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR