• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHPK hapi lëndë për pronën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Janushev

KSHPK hapi lëndë për pronën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Janushev

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) ka formuar lëndë për pronën e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, konfirmuan për MIA-n nga Antikorrupsioni.

Paraqitja ishte parashtruar nga Drejtoria për zbulim financiar dhe kërkohet kontrolli i pronës së Janushevit, për pronë të cilën gjoja nuk e ka paraqitur në fletën anketuese. KSHPK do të kontrollojë edhe pronën e shkruar si dhuratë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev sot i demantuan akuzat e LSDM-së për pronën e dhuruar prej 325.000 euro.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për shtyp informoi se prona e cila i ishte dhuruar Janushevit, në vlerë prej 325.000 eurove, është pjeës përbërëse e ndërtesës në pjesën më qendrore të Shkupit. Pronë në këtë ndërtesë, siç tha, krahas Janushevit, ka edhe minsitri i Punëve të Brendshme, pançe Toshkovski.

Ai theksoi se me përgjegjësi pohon se jashtë asaj që është cekur në deklaratën për gjendjen pronësore nuk posedon asgjë tjetër.

Janushev, ndërkaq në Fejsbuk shkroi se LSDM ka tentime tragjikomike dhe se e diskreditojnë.

Ai përkujtoi se shtatë vite LSDM dhe BDI ishin në pushtet dhe ndaj tij, siç tha, kanë zhvilluar proces politik për rast inmekzistent për furnizim të autobusëve.

Nga LSDM sot paralajmëruan se do të vazhdojnë t'i publikojnë të gjitha informatat me të cilat disponojnë për këtë rast, gjithnjë derisa, siç thonë, nuk fillojnë hetimet dhe gjithnjë derisa nuk merret vesh e vërteta. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR