KSHPK e shënon Ditën ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit
- Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) sot me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit organizon ngjarje së bashku me partnerët nga Projekti i USAID-it për partneritet kundër korrupsionit dhe Projektit "Bashkësi me integritet", financuar nga Qeveria e Zvicrës, implementuar nga Instituti nacional demokratik, dhe me mbështetje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:16, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) sot me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit organizon ngjarje së bashku me partnerët nga Projekti i USAID-it për partneritet kundër korrupsionit dhe Projektit "Bashkësi me integritet", financuar nga Qeveria e Zvicrës, implementuar nga Instituti nacional demokratik, dhe me mbështetje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtuan nga KSHPK, qëllimi është të përforcohet lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e administrimit.
Në ngjarjen që do të mbahet në Kuvendin e RMV-së, KSHPK paralajmëroi fjalime hyrëse të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, minsitrit të Drejtësisë, Igor Fillkov dhe të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ndërsa në mesin e shumë pjesëmarrësve janë edhe ambasadorja zvicerane, Veronik Ulman, drejtoresha e Byrosë për furnizime publike, Mare Bogeva Mickovska, si dhe drejtori i Policisë financiare, Sllobodan Ivanovski.
Në suaza të ngjarjes do të mbahet edhe panel-diskutim "Aktivitete kyçe dhe sfida në ndërtimin e sistemit rezistent ndaj korrupsionit/konkludime dhe rekomandime të ardhshme". ab/
Foto: printskrin