KSHPK: Do t'i ndërmarrim hapat adekuat lidhur me tenderin prej 1.8 milionë euro të kompanisë "Eurovia"
- Hapja e lëndës kërkon hapa konkret në veprim. Për momentin nuk mund të japim informatë tjetër përveç asaj se si edhe me të gjitha lëndët deri më tani, do t'i ndërmarrim hapat adekuat, deklaruan nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit lidhur me kërkesën e minsitrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, KSHPK ta hetojë tenderin prej 1.8 milionë eurove që e fitoi kompania "Eurovia" nga Zhelina për rikonstruim dhe rregullim të sallës "Boris Trajkovski" për konferencën e OSBE-së në dhjetor.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:00, 31 gusht, 2023
Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Hapja e lëndës kërkon hapa konkret në veprim. Për momentin nuk mund të japim informatë tjetër përveç asaj se si edhe me të gjitha lëndët deri më tani, do t'i ndërmarrim hapat adekuat, deklaruan nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit lidhur me kërkesën e minsitrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, KSHPK ta hetojë tenderin prej 1.8 milionë eurove që e fitoi kompania "Eurovia" nga Zhelina për rikonstruim dhe rregullim të sallës "Boris Trajkovski" për konferencën e OSBE-së në dhjetor.
Nga KSHPK cekën se nuk do ta komentojnë deklaratën e ministrit Osmani, se nuk e ka ditur se "Eurovia" është donatore e BDI-së dhe kërkuan rerth kësaj çështjeje të deklarohen edhe institucionet e tjera.
Në pyetjen nëse do të kërkojnë informata nga BDI dhe kompania përse e kanë shkelur ligjin përmes donacioneve, nga KSHPK u përgjigjën se informatat janë kërkuar.
"Informatat janë kërkuar, të kompletohen edhe informatat e tjera që i aptëm edhe më parë nga anët e tyre, lënda është nga fundi dhe kur të jemi konkret do të deklarohemi në njërën prej mbledhjeve të ardhshme", theksuan nga atje.
Sipas KSHPK-së, vullneti për luftë kundër korrupsionit në shtetin tonë ka vetëm KSHPK.
"Tashmë është koha të mos pyetet KSHPK çka me nismat tona. Nuk kemi kompetenca ta vlerësojmë punën e të tjerëve, sepse nëse fillojmë ta vlerësojmë punën dhe të themio se nuk është vepruar sipas nismës sonë, ky tashmë është rpesion dhe ndikim", tha anëtari Nuri bajrami, i cili shtoi se çështjet duhet të kanalizohen përmes mediumeve dhe opinionit drejt institucioneve të cekura. ab/
FOTO/МIА arkivi