• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHPK do të inicojë procedurë deri te organi kompetent për sistemimin e të punësuarve gjatë kohës së zgjedhjeve

KSHPK do të inicojë procedurë deri te organi kompetent për sistemimin e të punësuarve gjatë kohës së zgjedhjeve

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska në seancën e sotme të tetë informoi se do të inciojnë procedurë deri te organi adekuat kundër një zëvendës ministri për miratimin e 189 vendimeve për sistemimin e të punësuarve gjatë zgjedhjeve.

Ajo theksoi se më 28.06.2024 deri te KSHPK ka arritur parashtresë nga një parashtrues i njohur me vërejtje për shkelje të kryer të nenit 34 paragrafi 1 alinea 3 nga Ligji për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe nenit 8 paragrafi 1 alinea 3 nga Kodi zgjedhor. Siç thuhet, informatat kanë të bëjnë me një zëvendës ministër të një Ministrie të caktuar, me ç'rast janë miratuar gjithsej 189 vendime, prej të cilave 98 vendime kanë të bëjnë me sistemimin horizontal të të punësuarve në ministri, 68 vendime për avancime, që ka implike financare ndaj buxhetit të Ministrisë dhe 23 vendime për sistemim, me çka u zvogëlohet paga të punësuarve.      

Dimitrovka paradokohe, duke elaboruar Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023 në Komisionin e Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, tha se kanë formuar lëndë kundër zëvendës ministrit paraprak të Punëve të Brendshme për shkelje të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për pengimin e korrupsionit.

Dimitrovska në filim informoi se në kuadër të seancës së sotme u planifikua që të referohen propozim-vendime për gjithsej 123 lëndë, nga sfera e gjendjes pronësore do të referohen 60 lëndë, prej të cilave 53 lëndë kanë propozim-vendim që procedura të ndalet për shkak të vjetërsisë, shtatë procedura nga sfera e kontrollit të gjendjes pronësore, 51 lëndë nga sfera e dyshimit për korrupsion dhe 27 lëndë me dyshim për përplasje të interesave. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR