• e hënë, 23 dhjetor 2024

KS i KB-së nuk e dënoi sulmin ndaj Konsullatës iraniane në Siri

KS i KB-së nuk e dënoi sulmin ndaj Konsullatës iraniane në Siri

Nju-Jork, 4 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca iu kundërshtuan projekt-deklaratës, së parashtruar nga Rusia deri te Këshilli i Sigurimit për dënim të sulmit ndaj kompleksit të Ambasadës iraniane në Siri.

Për këtë sulm, Teherani zyrtar e akuzoi aleatin e Uashingtonit, Izraelin, njoftuan mediumet britanike.

Disa diplomatë deklaruan se SHBA-ja, e përkrahur nga Franca dhe Britania e Madhe, u kanë thënë kolegëve të tyre në Këshillin e Sigurimit se shumë nga rrethanat rreth incidentit të hënën në Damask janë ende të paqarta dhe se të martën nuk është arritur konsensus mes anëtarëve të KS për këtë çështje.

Këshilli i Sigurimit i KB-së në të kaluarën ka publikuar kumtesa, ku i dënon sulmet ndaj ndërtesave diplomatike. BE-ja, të mërkurën e ka dënuar sulmin me arsye se nuk duhet të cënohet paprekshmëria e territoreve të ndërtesave diplomatike-konsullare dhe të punësuarve të tyre dhe u bëri thirrje vendeve të involvuara në përmbajtshmëri.

SHBA-ja kumtoi se ende nuk e kanë konfirmuar statusin e ndërtesës së goditur në Damask, por shtuan se nëse tregohet se është lokacion diplomatik, kjo do të jetë shkak për brengosje.

Izraeli nuk e ka ndërmarrë përgjegjisinë për sulmin, ku u shkatërrua ndërtesa konsullare në afërsi të kompleksit të Ambasadës. Në sulmin jetën e kanë humbur shtatë pjesëtarë të Gardës revolucionare iraniane. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR