• e premte, 05 korrik 2024

KS i KB-së nesër do të diskutojnë për përleshjen mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza

KS i KB-së nesër do të diskutojnë për përleshjen mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza

Nju - Jork, 12 tetor 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së KB-së do të mblidhet nesër pasdite ku do të bisedohet  për konfliktin midis Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas në Gazë.

Këshilli ende nuk ka vendosur nëse mbledhja do të jetë e disponueshme për publikun, thonë burimet. 

Ky trup prej 15-të anëtarësh të organizatës botërore u mblodh me dyer të mbyllura të dielën, një ditë pasi Hamasi filloi me sulmet ndaj Izraelit. 

Në sulmet e deritanishme jetën e kanë humbur më shumë se 1.200 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në Gazë si pengje. qa/ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR