Kryqi i Kuq: Numri i personave të zhdukur në përmbytjet në Libi ka arritur në 10.000
- Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) ka njoftuar se të paktën 10.000 njerëz rezultojnë të zhdukur në përmbytjet në Libi.
Bejrut, 12 shtator 2023 (MIA) - Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) ka njoftuar se të paktën 10.000 njerëz rezultojnë të zhdukur në përmbytjet në Libi.
Tamer Ramadan, shef i delegacionit të IFRC në Libi, ka marrë pjesën onlajn në konferencën javore për shtyp të Zyrës së KB-së në Gjenevë dhe ka dhënë vlerësim për katastrofën nga vërshimet në Libi, transmeton Anadollu.
Duke theksuar se shumë njerëz janë prekur nga përmbytjet në Libinë lindore, Ramadan potencoi se ky vend ka nevojë urgjente për ndihmë.
Ai kumtoi se numri i të zhdukurve në Libi është rritur në 10.000 dhe se deri te këto informacione kanë ardhur përmes burimeve të pavarura.
Sa i përket numrit të të vdekurve, Ramadan tha se bëhet fjalë për mijëra, por nuk dha vlerësim më preciz.. mb/
Foto: EPA