Kryqi i Kuq: Deri më tani janë grumbulluar 20.932.654 denarë për të pësuarit në zjarrin në Koçan, vazhdon aksioni humanitar
- – Kryqi i Kuq njoftoi se nga donacione deri më tani janë grumbulluar gjithsej 20.932.654,00 denarë për mbështetje të të pësuarve në zjarrin në Koçan.
- Post By Fitore Curri
- 11:19, 19 mars, 2025

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) – Kryqi i Kuq njoftoi se nga donacione deri më tani janë grumbulluar gjithsej 20.932.654,00 denarë për mbështetje të të pësuarve në zjarrin në Koçan.
Kryqi i Kuq shpreh mirënjohje të madhe për të gjithë ata që deri më tani dhuruan dhe janë pjesë e këtij operacioni humanitar për mbështetje të popullatës së pësuar. Thekson se vazhdojnë edhe më tutje me të gjitha mekanizmat për grumbullimin e ndihmës humanitare për qytetarët e pësuar dhe familjet e tyre me ofrimin e mbështetjes së parë psikologjike, ndihmës së parë, transport dhe mbështetje materiale përmes 120 personave të angazhuar nga radhët e të punësuarve dhe vullnetarëve.
Kryqi i Kuq bën thirrje edhe më tutje të gjithë bashkë ta tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë për sigurimin e ndihmës për familjet e pësuara përmes:
- Llogarisë së Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Banka Komerciale me nënshenjë: ndihmë për qytetarët e pësuar në zjarrin në Koçan.
- Donacione me thirrje në numrat e telefonit të Telekomit të Maqedonisë dhe A1 Maqedonia 143 400 (donacion prej 100 denarë nga thirrja telefonike).
- Donacione onllajn në: https://solidarnost.ckrm.org.mk/online-donacija/
- Për donacione të mjeteve në valutë të huaj:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228
Fotografia: Arkivi i MIA-s