Kryhet mbikqyrje në vendin e zjarrit në Trubarevë, vazhdon paraburgimi ndaj katër të dyshuarve
- Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet mbikqyrës nga MPB-ja sot kanë kryer mbikqyrje në vendin e ngjarjes pas zjarrit në Trubarevë. Veprimet mbikqyrëse, siç informojnë nga Prokuroria, po ndërmerren si për shkakun e shpërthimit të zjarrit, ashtu edhe në lidhje me vendosjen e mbeturinave në vendin përkatës, ndërsa u krye fotografimi dhe xhirimet me dron të lokacionit.
Shkup, 17 shtator 2025 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet mbikqyrës nga MPB-ja sot kanë kryer mbikqyrje në vendin e ngjarjes pas zjarrit në Trubarevë. Veprimet mbikqyrëse, siç informojnë nga Prokuroria, po ndërmerren si për shkakun e shpërthimit të zjarrit, ashtu edhe në lidhje me vendosjen e mbeturinave në vendin përkatës, ndërsa u krye fotografimi dhe xhirimet me dron të lokacionit.
Nga Prokuroria theksuan se për shkak të mbulimit me dhe të lokacionit për arsye sigurie, veprimet mbikqyrëse në terren janë të vështira.
"Me urdhër të prokurorit publik, lokacioni do të mbetet i siguruar edhe në periudhën e ardhshme për nevojat e procedurës. Aty do të vazhdojnë të kryhen matje shtesë të ndotjes nga Ministria e Mjedisit, ndërsa në terren do të dalë edhe një ekspert nga fusha e ekologjisë. Prokuroria dhe organet hetimore vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera për të hetuar plotësisht ngjarjen", informoi PPRMV.
Në vendin e ngjarjes, ende është i stacionuar një ekip zjarrfikës, pasi në disa pjesë të lokacionit ende paraqitet tym dhe ekziston rreziku për një shpërthim të ri të zjarrit.
Nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, më herët informuan se gjyqtari i procedurës paraprake, duke vepruar sipas propozimit të PTHP - Shkup, mori vendim për vazhdimin e paraburgimit për 48 orë të tjera për katër personat e përfshirë në procedurën për zjarrvënien në Trubarevë.
Për shkak të dyshimit të bazuar se me veprime të përbashkëta kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale - Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina nga neni 230, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, në lidhje me zjarrin në Trubarevë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti procedurë kundër katër personave, për të cilët nga gjyqtari në procedurë pararake të dielën më 13 shtator, kërkoi që t'u caktojë masë të shkurtë paraburgimi prej 48 orësh për sigurimin e provave.
"Veprimet e tyre konkrete janë duke u hetuar, por bëhet fjalë për menaxher 56-vjeçar dhe pronar i dy personave juridikë, menaxherja 22-vjeçare e një personi të tretë juridik, 42-vjeçar në cilësi të udhëheqësit të filialit dhe një 59-vjeçar i punësuar në personin juridik. Po hetohet përgjegjësia e mundshme e personave tjerë", informoi atëherë Prokuroria.
Katër personat dyshohen për veprën penale sipas nenit 230, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 1 të KP, gjegjësisht Rrezikimi i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina.
Prokuroria dje informoi se pas urdhërit të prokurorit publik nga PTHP Shkup, ekipe të SPB Shkup edhe dje kanë dalë në vendngjarje me qëllim për të ndërmarrë veprime dhe për të mbledhur prova të caktuara, të nevojshme në lidhje me procedurën për rrezikimin e mjedisit jetësor me mbeturina. "Po ndërmerren vazhdimisht disa veprime për të siguruar dhe analizuar dokumentacionin", informoi Prokuoria.
Zjarri shpërtheu të shtunën më 13 shtator rreth orës 14 në depot për reciklimin e mbeturinave në Trubarevë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov, dje pasdite informoi se zjarri është shuar plotësisht, ndërsa e gjithë hapësira e djegur është mbuluar me rërë dhe dhe. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s