Kryetarja e Zborit shtetëror slloven për vizitë të parë zyrtare në vend
- Kryetarja e Zborit shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:26, 9 prill, 2025

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Kryetarja e Zborit shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Urshka Kllakoçar Zupançiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Kryetarja e Parlamentit slloven sot pasdite, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Më pas, që të dy do të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë takimi i dy delegacioneve.
Siç çaralajmërojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, pas nënshkrimit të Kllakoçar Zupançiq në Librin e përshtypjeve, kryetarët e dy parlamenteve do të japin deklarata për mediumet.
Kryetarja e Zborit slloven, nesër në Kuvend do të ketë takim me kryetarin e Komisionit kuvendor për çështje evropiane, Antonjo Milloshoski dhe me anëtarët e grupit, ndërsa sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska do të realizojë takim me sekretaren e prëgjithshme të Zborit sllvoen, Urshula Zore Tavçar.
Gjatë vizitës zyrtare, Kllakoçar Zupançiq do të pritet edhe nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova dhe nga kryeministri Hristian Mickoski.
Gjatë vizitës, në kryeqytet do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit. ab/
Foto: МIА Arkivi