• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Kacarska në konferencë rajonale në Budvë

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Kacarska në konferencë rajonale në Budvë

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska po merr pjesë në konferencën rajonale në Budvë të Malit të Zi, ku do të diskutohet për mbrojtjen e të drejtave të privatësisë dhe rolin e gjykatave kushtetuese.

Në kuadër të konferencës, Kacarska pati fjalim në temën "Roli i Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e sferës private të qytetarëve", me ç'rast e ceki domosdoshmërinë e vendosjes së padisë kushtetuese edhe teorikisht edhe përmes shembullit konkret me prëgjimin masiv.

Siç kumtuan sot nga Gjykata kushtetuese, Kacarska foli edhe për dispozitat kushtetuese të cilat ofrojnë mbrojtje të dinjitetit njerëzor, mbrojtjes së privatësisë nga fusha e jetës famiëjare dhe personale.

Për fat të keq, shtoi ajo, për shkak të kufizimit të mbrojtjes individuale kushtetuese-gjyqësore vetëm të dsia lirive dhe të drejtave kushtetuese, këta qytetarë ishin të privuar nga mundësia për t'iu drejtuar Gjykatës kushtetuese dhe të kërkojnë mbrojtje.

"Në drejtim të tejkalimit të kësaj, qëndrimi im është se përmes reformës kushtetuese me vendosjen e instrumentit të posaçëm - padisë kushtetuese, do të zgjerohet rreth-veprimi i mbrojtjes së të gjitha lirive dhe të drejtave nga ana e Gjykatës kushtetuese, të caktuara me Kushtetutë", theksoi Kacarska.

Konferenca rajonale do të mbahet në periudhën prej 4 deri më 6 tetor të vitit 2023 në Budvë, me mbështetje të fondacionit gjerman për bashkëpunim juridik IRZ dhe mes pjesëmarrësve, të prnaishëm janë: Shtefan Pirner, udhëheqës i sektorit të IRZ-së, dr. Udo Shtajner, ish-gjykatës nga Gjykata federale kushtetuese e RF të Gjermanisë, si dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës. Krahas titullit zyrtar të diskutimit, kryetarja realizoi edhe takime të dnara me delegacionet e vendeve të tjera, ku u ndanë përvoja nga praktikimi i padisë/ankesës kushtetuese në gjykata të ndryshme kushtetuese.

Plotësisht kjo temë është lëndë e bashkëpunimit dhe diskutimit me ekspertë gjermanë të cilët me mbështetje të IRZ-së përpiluan studim për padinë kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut që do të prezantohet në konferencën rajonale. ab/

Foto: МIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR