Kryetarja Arsovska e vizitoi foshnjën e parë të lindur në Shkup në vitin 2022
- Post By Fitore Curri
- 14:27, 1 janar, 2022

Shkup, 1 janar 2022 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska i vizitoi foshnjën e parë të lindur në Shkup në vitin 2022, që u lind vetëm një minut pas mesnatës në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe nënën Suzana Stoshiq, për të cilën Mihaili është fëmija i katërt.
Nga Qyteti i Shkupit njoftuan se Arsovska e vizitoi edhe Simona Petrovskin, e cila në jetë e solli Teodorën, dy minuta pas mesnate.
Të dyja lehonave dhe familjeve të tyre nga Qyteti i Shkupit iu dëshirojnë shëndet dhe fat në vitet në vijim, bashkë të gëzojnë sukseset e fëmijëve të tyre. fc/