• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryetari i Parlamentit hungarez e nënshkroi ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Kryetari i Parlamentit hungarez e nënshkroi ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

 Budapest, 2 mars 2024 (MIA)  - Kryetari i Kuvendit të Shtetit të Hungarisë, Laslo Kover, sot e nënshkroi ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, njoftuan mediat britanike, duke u bazuar në faqen e Parlamentit të Hungarisë.

Mediat shtojnë se dokumenti është dërguar në kabinetin e Presidentit të Hungarisë. 

Ligjvënësit hungarezë më 26 shkurt e miratuan  pranimin e Suedisë në NATO, duke hequr pengesën e fundit përpara hapit historik të vendit, neutraliteti i të cilit zgjati gati 200 vjet dhe anashkaloi luftërat botërore dhe Luftën e ftohtë. 

 Votimi në Parlamentin hungarez i dha fund një shtyrje disamujore në ndryshimin e politikës suedeze të sigurisë, ndërsa u mbajt  pas vizitës së kryeministrit suedez Ulf Kristerson në Budapest, kur të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për armë.

Qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban u përball me presion nga aleatët e NATO-s që të dorëzohet dhe të miratojë pranimin e Suedisë në Aleancë. 

Presidenti hungarez në afat prej pesë ditëve duhet të shpallë zyrtarisht ratifikimin. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR