• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi fitues i mirënjohjes më të lartë nga Sindikata e të punësuarve në UCM

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi fitues i mirënjohjes më të lartë nga Sindikata e të punësuarve në UCM

Shkup, 3 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, prof. dr. Angell Ristov, kryetar i Sindikatës së UCM-së, prof. dr. Marjan Jovanov dhe mr. Ilija Manasiev, me ç'rast ata ndanë Pllakë për merita të veçanta dhe kontribut në arritjet e Lidhjes së Sindikatës së të Punësuarve të UCM, si mirënjohje më e lartë që e ndan Sindikata.

Në takim, siç informojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit, përfaqësuesit e Sindikatës e falënderuan për vizionin dhe hapin e vendosur që Kryetari i Kuvendit e ndërmori me nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive me Sindikatën e UKEM-it, me të cilën rregullohen pagat e kuadrove arsimorë dhe jo arsimorë të UCM-së.

“Janë të rrallë burrështetasit që e kuptojnë dhe e mbështesin shkencën, kuptimi juaj i rëndësisë së shkencës do të thotë investim në të rinjtë, në ardhmërinë dhe përparimin, a në të njëjtën kohë do të thotë preventivë nga erozioni i shtetit. Nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive me UKEM -in nga ana e Kryetarit të Kuvendit lë gjurmë në histori dhe do të thotë nxitje, mirënjohje dhe motor i shkencës, në pajtim me zotimet dhe përkushtimin e të punësuarve,“ tha Ristov.

Xhaferi theksoi se nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive është obligim ligjor i Kuvendit, por ai obligim nuk është me automatizëm apo konsekuent dhe drejtoi mesazh për universitetet ti bëjnë përgatitjet, ti prezantojnë qëndrimet e veta dhe të sugjerojnë për nevojën për marrëveshje të këtilla kolektive.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi i cili zgjati rreth tre vite u finalizua në mënyrë të suksesshme si rezultat i përkushtimit të pushtetit ligjvënës në shtet dhe përgjegjësisë së themeluesit të Universitetit.

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR