• e hënë, 19 janar 2026

Kryetari i Kuvendit Gashi uron festën e Epifanisë -Uji i bekuar

Kryetari i Kuvendit Gashi uron festën e Epifanisë -Uji i bekuar

Shkup, 19 janar 2026 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka dërguar urim me rastin e festës së Ujit të Bekuar.

"Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia me rastin e festës së Ujit të Bekuar. Kjo festë bart mesazhin e pastrimit shpirtëror dhe të shpresës, duke na kujtuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët për përparimin e shoqërisë dhe të shtetit. Besimtarëve ortodoksë u dëshiroj që kjo ditë t’ju sjellë qetësi të brendshme, ndërsa familjet tuaja të gëzojnë shëndet, mbarësi dhe mirësi", thekson Gashi në urim.

 

QËNDRONI TË LIDHUR