Kryetari i Kuvendit e vazhdon vizitën zyrtare në Itali
- Vazhdon vizita e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Republikën i Italisë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:58, 8 maj, 2025
Shkup, 8 maj 2025 (MIA) - Vazhdon vizita e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Republikën i Italisë.
Sipas programit, janë paraprë takime me Lorenco Fontana, kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit, me senatoren Ema Pavanelli dhe anëtarët e grupit dypalësh për bashkëpunim me vendet e Ballkanit, me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Evropiane, Xhulio Tremonti dhe anëtarët, si dhe me kryetarin e Komisionit për Politikat e BE-së, Alesandro Xhiljo Vigna, dhe anëtarët.
Në kuadër të programit, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, do të ketë takim të veçantë me Fabricio Kastaldi, sekretar i përgjithshëm i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Italiane.
Në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Romë, delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit do të takohet me përfaqësues të diasporës.
Në përbërje të delegaciot janë Bllagica Llasovska, Dimitar Kovaçevski, Mimoza Musa dhe sekretarja e përgjithshme Marina Dimovska.
Foto: Arkivi i MIA-s