• e premte, 13 shkurt 2026

Kryetari i KRRE-së, Bislimovski dha dorëheqje

Kryetari i KRRE-së, Bislimovski dha dorëheqje

Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski sot dha dorëheqje.

Nga KRRE për MIA-n e kon firmuan dorëheqjen e Bislimovskit, por nuk kumtuan hollësi rreth shkaqeve të parashtrimit të saj.

Brislimovski e kryeu funksionin e kryetarit të KRRE-së pothuasje tetë vite.

Drejtoria për polici financiare (DPF) para dy javësh i parashtroi padi penale Bislimovskit nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Bislimovski, sipas DPF-së, nuk ka vepruar sipas Ligjit për energjetikë dhe nuk ia ka marrë me kohë licencën kompanisë "Tritol petrol" SHPKNJP Shkup, edhe pse nuk i ka përmbushur kushtet për tregti me naftë dhe derivate. Licenca është dashur të merret në janar të vitit 2024, por procedura ishte ndërprerë me vendim të paligjshëm dhe licenca është marrë madje në prill të vitit 2025, që i ka mundësuar kompanisë në atë periudhë të realizojë qarkullim prej mbi 3,15 milionë eurove dhe dobi të paligjshme pronësore prej rreth 229 mijë eurove.

Bislimovski më pas në konferencë për shtyp tha se do t'ua vejë në dispozicion institucioneve kompetente të gjitha informatat, me qëllim që të dëshmojë se në procedurën për marrjen e licencës së kompanisë nuk është kryer asnjë shkelje e rregullativës ligjore. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR