• e diel, 09 mars 2025

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani shtroi iftarë për mësimdhënësit e pensionuar shqiptarë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani shtroi iftarë për mësimdhënësit e pensionuar shqiptarë

Shkup, 7 mars

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit Shqiptarë, Komuna e Gostivarit ka organizuar darkën tradiconale solemne për të gjithë mësimdhënësit e pensionuar shqiptarë të Gostivarit. Ata u pritën nga vetë kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Kjo darkë e shtruar në restorant “Panorama” pasi ndodhemi në muajin e Ramazanit, erdhi për iftarë.

Kryetari Limani, mësimdhënësit e pensionuar i ka cilësuar më meritorët e kombit, ndërsa ditën e sotme një ndër ditët më të bukura të vitit. Ai tha se institucioni që ai drejton gjithmonë do ta ketë derën hapur për të gjithë  mësimdhënësit.

"I lumtur që të vazhdoj traditën e pritjes për 7 mars të Arsimtarëve Veteranë! Drita e tyre është njësoj e fortë dhe sytë e tyre janë plot dashuri e përkushtim përgjithnjë!
Gëzuar 7 marsin dhe faleminderit!", tha mes tjerash kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Ndryshe, ky ishte viti i tetë që Komuna e Gostivarit tradicionalisht shtron darkë për mësimdhënës shqiptarë të pensionuar ndër vite.

Komuna e Gostivarit

_______________________________________________________________

***MIA këtoi tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre***

QËNDRONI TË LIDHUR