Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani nuk do të vjen në punë, për vendimin e Qeverisë do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese
- Ushtruesi i detyrës për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani nga nesër nuk do të vjen në punë. Ai konfirmoi se deri më sot nuk ka arritur njoftim zyrtar për emërimin e një administratori. Në një bisedë telefonike për MIA ai theksoi se sot është dita e tij e fundit në punë në zyrë dhe ai ka përfunduar disa formalitete, ndërsa në ndërkohë askush nuk ka ardhur ta njoftojë.
- Post By Sara Ademi
- 15:21, 26 nëntor, 2025
Gostivar, 26 nëntor 2025 (MIA) - Ushtruesi i detyrës për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani nga nesër nuk do të vjen në punë. Ai konfirmoi se deri më sot nuk ka arritur njoftim zyrtar për emërimin e një administratori. Në një bisedë telefonike për MIA ai theksoi se sot është dita e tij e fundit në punë në zyrë dhe ai ka përfunduar disa formalitete, ndërsa në ndërkohë askush nuk ka ardhur ta njoftojë.
"Që kur kam ardhur, sot nuk kishte asnjë njoftim zyrtar, as vendim lidhur me emërimin e administratorit. Sot jam në ndërtesën e komunës të përfundoj disa formalitete dhe të përshëndetem me të punësuarit, në fakt kjo është dita ime e fundit në komunë", tha Limani në bisedën telefonike.
Ai nuk kishte përgjigje në pyetjen se kur administratori qeveritar Fadil Xhelili do ta merrte detyrën dhe nëse do të vjen në ndërtesën e komunës.
U.d. kryetari i komunës Limani për vendimin e Qeverisë u ankua në Gjykatën Kushtetuese, sepse siç përmendi beson se është joligjore. Atë hap do ta bëjë pasi ta marrë dokumentin zyrtar.
Qeveria dje solli vendim për emërimin e avokatit Fadil Xhelili për administrator në komunën e Gostivarit. Ky vendim erdhi pas zgjedhjeve të pasuksesshme për kryetar të komunës në zgjedhjet e fundit lokale.
Limani theksoi se gjatë kësaj periudhe, vetëqeverisja lokale përballet me sfida, siç është miratimi i buxhetit dhe programeve të punës për vitin e ardhshëm, por siç tha ai, nuk pret që të ketë ndalesë në këto procese.
Valbon Limani si kandidat i koaliiconit Aleanca Kombëtare të Integrim (AKI) fitoi shumicë votash, por i mungonin 22 vota për ta kaluar censusin dhe të fitojë në rrethin e parë. Ai konfirmoi se do të jetë kandidat për kryetar komune në rrethin e dytë të zgjedhjeve të caktuara për më 11 janar të vitit të ardhshëm. sa/
foto: MIA